Policia zbardhi vrasjen e një jave më parë ku gjatë një atentati mbeti i vrarë në afërsi të spitalit të Pediatrisë Devi Kasmi.

Gjatë operacionit të koduar Enigma, në pranga ranë 4 persona mes tyre dhe ekzekutori i 41 vjecarit, Eftimiu Eftimios një ish-oficer policie nga Greqia, por i përjashtuar nga radhët ligjzbatuese, pasi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Te arrestuarit e tjere jane Elton Halipaj,Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari.
Sipas bluve kreu i grupit të strukturuar kriminal është Altin Hoxhallari, por ai mundi t’i shpëtojë prangave, ndërsa u shpall në kërkim.
Sos news ishte ne shtepine e 41 vjecarit Hoxhallari ne periferi te Tiranes e cila shërbente si bazë e grupit. Ketu u gjet dhe arsenali i armëve mes te cilave 2 snajpera, tritol, maska, dron,lende narkotike dhe kallashnikove.Sipas drejtorit të policisë Ardi Veliu, në shtëpi u gjetën dhe dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.
Arrestimi i vrasësve të Kasmit pritet të çlirojë ndërkohe nga akuzat Mario Meshinin, i cili u dyshua në fillim si bashkëpunëtor në krim.