Një ngjarje e denjë për filma aksion ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradë 3 kilometra pa arritur tek “Kthesa e Kamzës”.
Disa persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një pikë karburanti.
Me një mjet ngjyrë të zezë ata kanë ndaluar pranë pikës së furnizimit dhe dy prej tyre kanë dalë të armatosur me kallashnikov ndërsa dy të tjerët kanë kërcënuar rojen dhe punonjësin e pikës ku kanë arritur të marrin një shumë parash.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të dëmtuar dhe ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit të cilat janë cilësore dhe sipas burimeve të policisë do japin një ndihmesë të veçantë për identifikimin e autorëve.
Për zbardhjen e kësaj grabitje është kërkuar dhe bashkëpunimi i Policisë së Durrësit dhe Fushë Krujës për shkak të dyshimeve paraprake që e lidhin ardhjen e mjetit nga ajo zonë./sosnews.al

