Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga grabitja e blindit me para në rrugën e Rinasit (09 shkurt 2017) dhe arrestimi i 7 personave në kuadër të operacionit të koduar “Patriot”, policia e shtetit vijon të jetë ende në kërkim të “kokës” së grupit, Admir Murataj.
SOSNEWS ka siguruar një prej pasaportave të tij greke e cila dyshohet se është e falsifikuar dhe është gjetur në banesë.
Në këtë pasaportë Murataj duket më një “look” të ri, ndërsa dyshohet se ai mban edhe disa identitete të tjera të rreme duke arritur ti shmanget me sukses edhe drejtësisë Helene, pasi edhe në Greqi rezulton person i kërkuar dhe me precendentë të rrezikshëm penalë në fushën e grabitjes së bankave.
Gjithashtu SOSNEWS ka siguruar edhe një video ku autorët duken me dy automjete pak minuta para se të godisnin dhunshëm blindin me para ku arritën të mernin rreth 3.2 mln dollarë.

Por përvec këtyre momenteve SOSNEWS ka siguruar edhe foton e automjetit me të cilën grabitësit janë arratisur pas supervjedhjes.
Bëhet fjalë për këtë automjet me karroceri të mbuluar ku autorët janë fshehur ne pjesën e pasme.Në foto duket qartazi se pjesa e pasme e automjetit është e puthitur me gomat, kjo për shkak se të 6 grabitësit sëbashku me paratë fshiheshin në bagazh. Në shkurt u arrestuan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në ShPSF, “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
Po ashtu në pranga u vu edhe Dash Kupa i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e ‘ grupit të zjarrit ‘ si dhe Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani ndërsa në kërkim sipas burimeve vijon të jetë edhe Klement Çaka, që po ashtu dyshohet të ketë pasur rol krysor në këtë grup kriminal. Policia ka arritur të rikuperojë rreth 500 mijë dollarë nga 3.2 milion në total, ku sasitë e parave ishin fshehur të groposura në tenxhere me presion.
Duhet theksuar se asnjë prej anëtarëve të grupit të “zjarrit” që morën pjesë në mënyrë aktive në grabitje nuk është arrestuar.
/sosnews