Djali i vetëm i Demirkë Mekollit që u vra nga bashkëshorti Bashkimi me sqepar paraditen e së dielës rrëfen në një intervistë për sosnews.al peripecitë që ka hequr nëna e tij.
E. Mekolli i cili ndodhej rrugës për tu kthyer për në Shqipëri teksa jepte intervistën tregon vuajtet që i është dashur të kaloi bashkë me të ëmën për ti shpëtuar dhunës së babait të cilit nuk i përmend as emrin.
Sosnews: Ngushëllime për humbjen e nënës, Donim të dinim më shumë rreth ngjarjes tragjike që ndodhi në familjen tënde, a ka qenë më parë i dhunshëm babai juaj?
E. Mekolli: Mamin im do mbetet në shpirtin tim deri sa unë të vdes. Po ka qenë i dhunshëm edhe për këtë shkak unë me mamin jemi larguar disa herë nga banesa prej atij personi se nuk dua tia përmend as emrin , tek të afërmit e mamit të cilët ndodhen në Lushnje.
Sosnews:Përse nuk e pranoi spitali në Tiranë kur vajti të mjekohej?
E. Mekolli: Spitali nuk e pranoi personin që kishte kaluar në depresion pasi nuk ishte i siguruar dhe nuk kishte kartën e shëndetit.Mjekët e kthyen mbrapsh dhe i dhanë disa barna të cilat atë jo vetëm nuk e shëruan por e bënë edhe më keq.

Sosnews: Çfarë apeli keni si fëmijë për të gjithë burrat që vrasin bashkëshortet e tyre?
E. Mekolli: Unë si fëmijë 16 vjeçar i bëj thirrje shtetit që të vër dorë mbi këta horra të këqinj dhe kriminelë sepse përndryshe në vitet në vazhdim do të kemi shumë ngjarje të këtilla. Ai i cili vret bashkëshorten e tij të vihet në fuqi ligji i dënimit me vdekje të këtyre kriminielëvë. Stop dhunës ndaj femrës sepse ti që vret një femër nuk do të thotë që je i fortë por tregon dobësinë tënde dhe nuk do të thotë se ti vrave një femër dhe do të të mburrin të gjithë , jo përkundrazi , ty do të të pështyjnë , e jo të të lëvdojnë dhe do mbetesh në mes të katër rrugëve. Dhe njëherë stop dhunës ndaj grave dhe femrave.
Demirkë Mekolli u përcoll sot në orën 11 në banesën e fundit në fshatin Cermë tek familjarët e saj.
– Historia e vrasjes në fshatitn Blacë – Pogradec
Ishin martuar prej 18 vitesh por dita e sotme ishte e fundit për ta.
Zënkat dhe mosmarrëveshjet e krijuara muajt e fundit do të mbylleshin në mënyrën më tragjike paraditen e kësaj të diele.
Bashkim Mekolli vrau bashkëshorten me sqeparë dhe thikë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Blacë të Pogradecit.
Autori ka qëndruar në banesës deri në momentin që ka ardhur policia dhe e ka arrestuar.
Bashkimi prej disa kohësh vuante nga depresioni tregon babai i tij Nexhdet në një intervistë për mediat.
Grindeshin shumë me njëri tjetrin. Bashkimi vuante nga depresioni ishte njeri që shkaktonte vetëm konflikte. Para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e çuam në Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërorte. Për këtë shkak mori barna dhe erdhi në shtëpi.Jetonin me asistencë prej 30 mijë lekësh në muaj . Kanë një djalë 16 vjeç që aktualisht jeton në Itali tek dajat dhe tezet të cilët e morën para dy muajsh që ta arsimonin dhe ta ndihmonin. Unë u kisha liruar një dhomë pasi shtëpinë që kishin u detyruan dhe e shitën.
Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme në familje viktima nuk kishte bërë asnjëherë padi ndaj bashkëshortit në polici.
Ky është krimi i tretë brenda familjes në 25 ditët e fundit pas ngjarjes së të shtunës në Shkodër ku xhaxhi vrau nipin për çështje pronësie dhe pas ngjarjes së Tiranës më 31 Gusht ku Fadil Kasemi vrau ish bashkëshorten gjyqtare Fildez Hafizi me të cilën kishte dy fëmijë.