Eduard Ndocaj u ndalua për disa orë nga policia dhe lajmi i publikuar në media bëri bujë edhe për shkak të tentativës së Ndocajt për të përgënjeshtruar lajmin.
Por sosnews zbulon se ngjarja është tërësish e vërtetë dhe denoncuesi është 64 vjeçari italian Vincenzo Francesco Ricci i cili në gjendje të dëshpëruar në fillim të muajt Tetor është paraqitur në komisariatine policisë Lezhë dhe ka bërë një denoncim ndaj ish – deputetit.
Ai ka pohuar para oficerëve të policisë se në vitin 2017 se i ka dhënë shumën prej 78 000 eurosh shtetasit Eduard Ndocaj i cili i kishte premtuar se do ti jepte një tender për shtrimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri.
Për këtë premtim Ndocaj i ka marrë edhe një Audi shtetasit italian.
Vincenzo Francesco Ricci ka një kompani në Milano dhe është njohur me Ndocajn gjatë kohës kur ky i fundit mbante detyrën e deputetit të parlamentit të Shqipërisë.
Do jetë prokuroria e cila do provoj përgjegjësinë penale të 42 vjeçarit Eduard Ndocaj. /sosnews
