Sipas ekspertizës të institutit të mjekësisë ligjore rezulton se 28 vjeçari Fabian Gaxha është vrarë me 4 plumba ndërsa në duart e tij janë gjetur faktorë plotësues të barutit që provojën se dhe ai ka qëlluar me armë para se të vritej.

Konkluzionet e ekspertizës:
Në trupin e kufomës Fabian Gaxha u gjetën 4 plumba tejshpues. Nga ku një plumb në anën e djathtë pranë kraharorit, i dyti në linjën aksiale të anës së majtë në ligamentin e majtë pranë brinjës 12, tjetri në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij në një distancë 9 cm nga artikulacioni i poshtëm dhe tjetri në parakrahun e majtë në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, ku vihet re një plagë 1×1 cm si dhe një plagë në pjesën e kokës. Nga këqyrja e kufomës u morën dy predha dhe një këmishë.Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, një triko me ngjyrë të zezë me kapuç me mbishkrimin “REEBOOK” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë e zezë./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version