Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Lezhë. Sipas asaj që raporton Klan News, shpërthimi ka ndodhur në një banesë në fshatin Manati.
Bëhet fjalë për banesën e policit, Zef Kola. Ai është efektiv i qarkullimit rrugor. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Informacioni paraprak
Në fshatin Manati, në portën e e oborrit të banesës së shtetasit Zef Kola, rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

