Ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Specialistët e Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Edinburgh/Skoci të  Astrit Picari  47 vjeç banues në Vorë.

Astrit Picari u ekstradua nga Edinburgh/Skoci dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Tiranës e kish dënuar me 17 vjet burgim për vrasje me dashje.

Ngjarja ka ndodhur më  20.10.1995,ku i ekstraduari, pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version