Janë zbardhur emrat e arrestuar nga policia greke për vrasjen e Ari Papa. Taksisti shqiptar i arrestuar është Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Ymeri rezulton se në skedat e policisë greke ka edhe emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi. Greku i arrestuar quhet Fotios Stavrou, i vitlindjes 1967.

Të dy personat e mësipërm kanë marrë pjesë në vrasje si transportues me automjet të ekzekutorit, i cili është  ende i paidentifikuar dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Papa i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Kosta Papa, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Ari vogël”. Por në Shqipëri ai është fantazëm, pasi nuk rezulton të ketë fotografi, ndërsa në Greqi, Ari Papa konsiderohej person i njohur i botës së krimit. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version