Një vrasje me armë zjarri ndodhi paraditen e se dielës në shkodër.ngjarja u regjistrua në Stom Golem në afërsi të varrezave ku një person u qëllua me pistoletë.

Viktima është angjelin shkambi 35 vjec, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë.
Sipas policisë e cila mbërriti në vengnjarje Shkambi u qëllua tre herë në kokë në momentin që po linte varrezat ndërsa ndodhej brenda një automjeti tip benz.
35 vjeçari është me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Në janar Shkambi nga fshati Pulaj i Velipojës u arrestua nga policia e shkodrës pasi për të gjykata kishte caktuar arrest me burg. Ende nuk dihet se si ka mundur të lërë qelinë por hetuesit dyshojnë se ekzekutimi ka të bëjë me trafikun e kanabisit.
Blutë thanë se brenda makinës u gjetën tre gëzhoja pistolete.për kapjen e autorit te krimit janë ngritur disa psotblloqe ndërsa zona po kontrollohet nga grupet e fnsh-se.