Një atentat mafioz tronditi mëngjesin e kësaj fundjave Lezhën.Vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij.

Sipas policisë vrasja ndodhi në orën 04:25 në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës ndërsa trupin e pajetë e gjetën familjarët.

Nga të dhënat e grupit hetimor asnjë prej banorëve nuk dëgjoi krisma ndërsa blutë dyshojnë se tipi i atentatit është nga ata mafizoë me silenciator

Edhe prokuroria është fokusuar në hetim ndërsa pak kohë më parë Ndoka ka qenë në Prokurori për t’u pyetur, çka do të thotë se e ka pasur një çështje të hapur por që ende nuk dihet se për çfarë dosjeje.

Për zbardhjen e ngjarjes forcat special të mbërritura nga Tirana kanë ngritur pika bllokimi në hyrje e dalje të qytetit.

Trupi i pajetë  i Aleksandër Ndokës u gjet në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Ai ishte qëlluar përpara derës së shtëpisë së tij. 48-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa vëllai Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit dy vjet më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version