Policia raporton se një nga autorët e vrasjes së baba e bir, Fiqiri Mjeshtri i ka dhënë fund jetës duke u vetë vrarë.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Englatin Hasula, ata janë nisur në Tiranë. Në marrjen e informacionit nga policia u vendosën në ndjekje dhe bë e mundur kapja e dy personave, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes”, tha efektivi Dhimitraq Ziu.
Mësohet se autori me mbiemër Mjeshtri ishte i afërt me viktimat me mbiemër Shira.
Ndërkohë mësohet se dy persona të tjerë janë arrestuar me mbiemër Mjeshtri dhe ndodhen në Komisariatin e Klosit.
Sipas burimeve, mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar teksa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

