Mbrëmjen e së shtunës humbën jetën tre persona  në fshatin Bradashesh të qytetit të Elbasanit rreth ores  21:15.Viktimat po udhëtonin me makinë me targa Italiane  AG71WYP,ku janë qëlluar me breshëri armësh nga dy makina,Range Rover si dhe Benz i zi.

Viktimat janë Arben Dylgjeri 56-vjeç ,Endrit Alibej 34-vjeç,si dhe një person i tretë,Erdal Duranay 51-vjeç i cili është shtetas turk.

Endrit Alibej nuk është një emër i pa njohur për drejtësinë.Në vitin 2013 Alibej u arrestua në Itali si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.Asokohe ai u arrestua bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Dyshohet se vrasja e tre fishtë ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat.

Forca të shumta policie,forcat Renea si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu janë në qytetin e Elbasanit.Plicia po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version