Një apartament u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen 5 maji në Elbasan në vendin e quajtur “Rruga e Sarës”.
Sipas policisë zjarri ran ë një apartament ku jetonin studentë me qira. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak u bë lënia në rezistencë e një tenxhereje .
Nga incidenti pati dhe disa minuta shkëputje të energjisë elektrike për të gjithë qytetin e Elbasanit ndërsa në vendngjarje mbërritën me dhjetra forca zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk u lëndua asnjë person.
