Nje i ri mbeti i plagosur me arme zjarri mbremjes e se martes ne nje pike bastesh ne Elbasan. Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit ne lagjen “Beqir Dardha”, prane teatrit “Skampa”.

Policia ende nuk ka dhene asnje detaj rreth ngjarjes nderkohe qe burime nga spitali rajonal thone se nje i ri u paraqit ne kirurgji me nje plage arme zjarr ne kembe. Sipas mjekeve, i riu ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Menjehere sapo te jete ne gjendje te flase ai do te merret ne pyetje nga policia per rrethanat e ngjarjes dhe autorin.

Policia ka rrethuar lokalin ku ndodhi ngjarja dhe po kryen veprimet hetimore, nderkohe qe ne pyetje po merren edhe deshmitare qe jane ndodhur aty.Krimi mendohet se ka ndodhur pas nje grindje te momentit.

Policia po punon per identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Ai akuzohet per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative.

SOSNEWS.AL

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version