Policia e Elbasanit,mbi bazën e informacionit,ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të A.H, 27 vjeç banues në fshatin Vllazrim, Njësia Administrative Xhafzotaj Shijak.
Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “Thoma Kalefi” është konstatuar me një qese në dorë, brënda së cilës kishte dy qese të tjera dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë rezultoi se ishte lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa” me peshë 284 gr dhe qesja tjetër kishte fara të dyshuara me ato të bimës “Cannabis Sativa” me peshë 150 gr.
Lënda narkotike dhe farat e bimës narkotike “Cannabis Sativa”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.sosnews.al
