Janë bllokuar nga policia e Elbasanit, mallra të ndryshme që dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.

Mbi bazën e informacioneve të marra,policia arrestoi P.A., 58 vjeç banues në Tepelenë, pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregëtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.

Pas verifikimeve,policia sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontabandë.

Gjithashtu hetimet kanë çuar në arrestimin e A.I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet,pasi dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi P.A.,i cili u arrestua nga policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë.sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version