Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Autorët kanë qëlluar me armë nga makina e tyre tip benz në drejtim të disa dersonave të tjerë që mësohet të jënë të fisit .Më pas autorët kanë djegur makin për të fshirë gjurmët.
Sipas policisë autorët janë larguar në drejtim të lagjes “5 Maji” me një makinë tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plote të shkaqeve të këtij atentati dhe indentifikimin e autorëve.
Përplasjet mes bandave kriminale në Elbasan nisën në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.Pas vrasjes së tij, në serialin e hakmarrjeve e krimeve do të përfshiheshin tetë familje.
Fill pas atentatit të shkurtit ndaj pjestarëve të fisit Capja një tjetër tentativë u regjistrua në qytetin e Elbasanit për të ekzekutuar njërin prej tyre Florenc Capjan.
Ngjarja ndodhi në të njëjtën zonë rrugën “Emin Matrxhiu” ku 19 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj i arrestuar disa muaj më vonë në Holandë qëlloi ndaj automjetit në të cilin udhëtonte Florenc Capja më 7 qershor 2016
I gjendur përballë një serie atentatesh Florenci kësaj here qëllon ndaj policisë. Në qershor të vitit 2016 efektivët u gjendën përballe breshërisë së plumbave teksa kishin si mission vëzhgimin e anëtarëve të familjes. Në atë kohë pas ngjarjes u arrestua Florenc Capja Ardian Capja dhe Bledar Muca. 09 qershor 2016
Por sulmet ndaj familjes Capja nuk do të përfundonin me kaq .Në gusht të këtij viti ndaj shtëpisë së tyre u qëllua me antitank por fatmirësisht predha nuk shpërtheu. Edhe atëherë policia gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.//sosnews.al
