Gjatë punimeve që po kryen në parkun “Rinia” në Elbasan,punëtorët kanë gjetur të groposura e të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikov”.

Sipas policisë së Elbasanit,grupi hetimor ka nisur punimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia sekuestroi armët të cilat ishin 4 armë zjarri Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.sosnews.al