Forcat speciale së bashku me policinë e Elbasanit arrestuan Enea Bekteshin. Mësohet se ai fshihej në shtëpinë e kunatit të tij në Cërrik ndërsa në banesë u gjet edhe një sasi e konsiderueshme hashashi.
Sipas të dhënave të policisë Enea Bekteshi dyshohet të jetë shoferi i ‘Audit’ të blinduar që goditi makinën e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Gjithashtu dyshohet se ai ka marrë pjesë në disa ngjarje të tjera kriminale në këtë qytet.
Hetuesit dyshojnë se Bekteshi ka qenë pjesëmarrës në një atentat të dështuar me antitank dhe se është anëtar i një bande në qytetin e Elbasanit.
