Pas një hetimi disa mujor nga SHÇBA Elbasan dhe Prokuroria,u pezulluan nga detyra dy punonjës së policisë Elbasan për shpërdorim detyre.
Nga hetimet rezultoi se punonjësit e Policisë Inspektor F.B.,me detyrë specialist zone pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë specialist zone pranë Stacionit të Policisë Belsh, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.sosnews.al
