Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi konflikti mes tyre ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Të arrestuarit janë Fatmir Bakalli, 56 vjeç dhe Shpendi Bakalli, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Sipas policisë Fatmir Bakalli në banesën e tij, në Lagjen “5 Maji” për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij, Shpendi Bakalli i cili dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij Fatmir Bakalli dhe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait M.Bakalli, 53 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.//sosnews.al
