Policia sekuestroi 7 automjete 3 prej të cilave të blinduara ndërsa sipas uniformave blu dyshohet se makinat janë të trafikuara.

Sipas informacionit zyrtar në pranga ranë tre persona.Një ditë më parë efektivët shqiponja ndaluan në  lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan një makinë të blinduar pas dyshimeve se makina ishte e trafikuar.Pas shoqërimit të mjetit luksoz me vlerë rreth 100,000 euro një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas makina që goditi policinë edhe ajo e blinduar u fut në Tregun Ushqimor.  Menjëherë pas kësaj forcat e ndërhyrjes së shpejte shkuan në Elbasan ku dhe u bë arrestimi i Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan i cili ishte pasagjer në makinën e blinduar të të arrestuarit tjetër Kelmend Xhaferri.Në shtëpinë e 35 vjeçarit Xhaferri policia gjeti një pushkë sportive pa leje. Sipas bluve në pranga ra dhe Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Por efektivët ende nuk janë vënë në gjurmë të makinës tip Audi e cila goditi makinën e policisë ndërsa mësohet se kanë shpallur në kërkim poseduesin e saj.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version