Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia si person që dijeni për rrethanat e ngjarjes së 4 tetorit ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe të plagosur Ervis MArtinaj dhe Eljon Hato. 31 vjeçarja dyshohet se nuk ka kalllëzuar krimin e ndodhur dhe nuk ka bashkëpunuar me policinë për të dhënë informacion të vlefshëm për çfarë ka ndodhur pasditjen dhe mbrëmjen e 4 Tetorit.

Deri tani si pistë kryesore e ngjarjes është përfolur konflikti për shkak të Elvana Gjatës, por paraditen e sotme ishte kryetari iopozitës Lulzim Basha i cili foli për një hipotezë tjetër , atë të prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve rivale por pa specifikuar të dhëna të tjera të vlefshme të cilat do hidhnin dritë mbi konfliktin mes grupit të Vis Martinajt dhe Vin Matës.

I fejuari dhe djali i dajës së Elvanës bashkë me shokun e tyre janë gjithashtu të shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version