Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjergj Mhilli dhe Florjan Kola, dajë dhe nip të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Mësohet, nipi Florjan Kola kërcënoi me armë zjarri policinë, teksa këta të fundit ishin duke kryer kontroll në banesën e dajës së tij për të shmangur asgjësimin e bimës narkotike që e kishin mbjellë të dy. Policia sekuestroi dy armë zjarri dhe 1300 bimë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

