Prokuroria ka hedhur dyshime te forta dhe mbi transfertat bankare te 36 vjecarit Ervis Martinaj. Ndonese pjesa me e madhe e parave per biznes apo per apartamente te tijat jane paguar CASH ajo cka mbetet e dyshimte jane levizjet apo transferatat bankare te parave krysisht tek shoqeria e cila eshte ne emr te babait te tij.
Sipas dokumentit te prokurorise qe SOSNEWS disponon nga analiza bankare e kryer rezulton se:  Ervis Martinaj ka llogari bankare tek Bankat BKT, Union Bank dhe Raiffeisen Bank. Tek bankat BKT ka kryer levizje ne emer te shoqërisë King Casino sh.a tek te cilat ka kryer depozite CASH ne vlerë 3,268,400 lekë dhe terheqje CASH ne vlerën 4,000,000 lekë. Me tej tek banka UNION BANK vërejme kalime nga shoqëria MATI UNION në vlerë 78,567,713 lekë dhe terheqje CASH nga shtetasi Ervis Martinaj në vlerë 76,011,915 lekë. Nuk dihet arsyeja e këtyre transferimeve.
Tek banka Raiffeisen Bank gjithashtu Martinaj ka kryer derdhje CASH në vlerë 108,701,069 lekë dhe terheqje CASH në vlerë 98,367,465 lekë. Gjithashtu tek kjo bankë rezultojnë kreditime nga individë te ndryshëm nga të cilat disa janë me përshkrimin të ardhura nga lloto.
Në përfundim nga të dhënat bankare rezulton se ky shtetas ka transaksione bankare në vlera të konsiderueshme të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin dhe pjesa më e madhe e tyre janë kalime nga llogaria e shoqërisë Mati Union sh.p.k e cila është në emër të të atit.
Një pjesë e këtyre të ardhurave është tërhequr në CASH nga ana e Martinajt dhe nuk dihet qëllimi për të cilat janë përdorur këto tërheqje.
Sipas prokurorise per te ardhurat e realizuara minimalisht duhet te paguhej tatimi perkates mbi te ardhurat ne vleren 15%. Pas administrimit te te dhenave te plota ne kuader te procesit hetimor organi akuzes shprehet se do te jape dhe vleren e shmangies se detyrimit tatimor./sosnews.al
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version