Policët e krimit ekonomik në qytetin e Korçës kanë arrestuar pronarin e një punishte në të cilën prodhoheshin ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shitej vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.
Policia arriti të arrestonte 48-vjeçarin Kosta Fshati, banues në Korçë, i dënuar më parë për prodhim të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave ushqimorë si dhe falsifikim të vulave, të stampave.
Arrestimi i tij u bë në punishten në pronësi të tij në lagjen nr 10 në Korçë,ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale :
-5 depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,
-1300 litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,
-1500 etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,
-494 kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,
-1180 shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe
-17 fuçi plastike bosh 60 litroshe.
Dyshohet se këtë punishte Kosta Fshati e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.sosnews.al
