Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë falsifikuar prokurën e një notere në Tiranë.
Sipas policisë të arrestuarit Eduart Bakalli, 38 vjeç si dhe Fatos Shima,48 vjeç të dy banues në Tiranë kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.//sosnews.al
