Një drejtues autobuzi u arrestua në qytetin e Fierit pasi përplasi dy automjete.Në pranga ra Elidon Lona, 39 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Safari Park”, duke drejtuar mjetin autobuz tip “MAN” me targë AA205 NR, u përplas me mjetin tip “AUDI” me targë LU 1016 C, të drejtuar një 43 vjeçar, banues në Berat.
Si pasojë e perplasjes u dëmtua drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.
Ndërkohë autobuzi dëmtoi dhe një tjetër makinë tip “Ford” me targë AA 501 CZ, e cila ndodhej e parkuar.
