Policia ka arrestuar një 42-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Personi me inicialet D.R,  banues në Lushnjë, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, vëllain e tij. 

Po ashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë personat: A. B., 42 vjeç, Xh. C., 20 vjeç dhe një 16 vjeçar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. B dhe 16-vjeçarit, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit Xh. C., ju gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F.., 60 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një person tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lire 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas(vëllain e tij).

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit A. B., 42 vjeç, Xh. C., 20 vjeç dhe një shtetasi 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. B dhe 16-vjeçarit, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit Xh. C., ju gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F.., 60 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version