Shpërthimi i tritolit shkatërroi plotësisht një automjet por drejtuesi i saj një 38 vjecar arriti ti shpëtonte mrekullisht atentatit.

Lagjia “29 Nentori” Fier

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Fier në lagjen 29 nëntori  kur Ervin Memo sapo kishte hipur në automjetin e tij tip benz dhe po dilte nga parkimi.

Ervin Memo

Shpërthimi ishte aq i fortë saqë i gjithë automjeti u copëtua ndërsa 38 vjecari arriti të dilte nga makina vetëm i plagosur.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur transportimin e tij në spitalin e Fierit ndërsa sipas mjekëve ai ka dëmtime të lehta.

Hetuesit thanë se lënda e llojit tritol ishte vendosur në krahun e pasagjerit pasi tentohej eliminimi i Memos i cili arriti ti shpëtonte atentatit.

Vendngjarja

Pista kryesorë në të cilën është përqëndruar policia është ajo e konflikteve të mundshme të 38 vjecarit ndonëse pritet marrja në pyetje e tij për të mësuar më shumë mbi shkaqet e atentatit.

Nga ana tjetër të afërmit e tij kanë thënë se Memo nuk ka konflikte me persona të tjerë  ndërsa në Fier për të hetuar ngjarjen shkuan dhe ekspertë nga policia e Tiranës.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version