Arrestohet nga policia e Fierit një 16-vjeçar pasi ka goditur me dorezë grushti të kombinuar në thikë shokun e tij të klasës.
Ai është A.M, 16 vjeç, banues në Fier i cili për motive të dobëta ka goditur shokun e klasës së tij 17 vjeçar.
Doreza e grushtit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga policia.
Pas mjekimit të marrë në Spitalin e Fier,17-vjeçari i dëmtuar u largua për në banesë.//sosnews.al
