Policia e Fierit zbardh ngjarjen e ndodhur në Nëntor të vitit 2016.
Bëhet fjalë për vrasjen e një viti më parë të teknologut në uzinën e naftës Ballsh, 57 – vjeçarit Shefo Duraj,i cili u gjet nga një bari në pyllin e fshatit Kalenjë.
Duraj ishte shallur në kërkim që në datën 14 nëntor 2016, pasi familjarët nuk kishin patur më kontakt me të, pas një telefonate ku i njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok në Skrapar.
Sipas policisë,është bërë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes i cili dyshohet të jetë Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ditën e hënë ka nxjerrë urdhër ndalimi për Feti Yzeiraj pasi ketij të fundit i është gjetur celulari i viktimës.sosnews.al
