Operacioni ‘Fijet’ shtë shtrirë dhe në Vlorë. Mësohet se në lagjet e qytetit të Vlorës janë gjetur dhe çmontuar katër kamera. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike dhe pikërisht në këto vende janë gjetur dhe kamerat e sigurisë. Kontrollet vijojnë, nuk ka ende një njoftim zyrtar për kamerat në Vlorë.

Nga ana tjetër, sot u bë me dije se janë hequr 155 kamera sigurie në Tiranë dhe janë vënë në hetim 37 persona. Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 70 persona. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version