Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës.
Zjari ka përfshirë një banesë në fshatin Rrilë.
Sipas policisë në banesën 1-katëshe që u përfshi nga flakët, brenda saj ishte Gj.D. 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomes ku ai qëndronte.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrëfikset të cilat kanë bërë te mundur shuarjen e zjarrit si dhe policia që ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet që kanë cuar në djegien e banesës.sosnews.al
