Pas miratimit të ligjit për ndalimin e ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit në zonat e banuara pas datës 31 dhjetor 2018 , policia ka dalë në aksion. Me anë të një plani masash të miratuar në të gjithë vendin që prej pasdites së sotme (1 Janar 2019) forcat e rendit të komisariateve vendore në bashkëpunim me FNSH (forca e ndërhyrjes së shpejtë ) kanë dalë në terren, për të kontrolluar çdo kazino të evidentuar më parë që ka mbetur hapur në shkelje të ligjit.

Deri në datën 5 janar në fokus do të jenë kazinotë,ndërsa pas kësaj date do të ketë një kontroll të imtësishëm dhe për pikat e llotove sportive.

Në një takim me krerët e Policisë së Shtetit disa ditë më parë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se “nga 1 janari çdo lokal ku ushtrohet veprimtaria e lojrave të fatit duhet të cilësohet si një parcelë kanabis dhe e tillë duhet të jetë edhe qasja. Në këtë kënvështrim e plotë dhe e pandashme do të jetë përgjgjësia ligjore për administrimin e zonave. Drejtues të policisë së shtetit, punonjës të administratës tatimore do të vihen përballë ligji për shkeljet në zonat e tyre“.

Po ashtu policia ka inkurajuar dhe qytetarët që të denoncojnë çdo pikë bastesh që e konstatojnë të hapur në shkelje të ligjit./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version