Gjatë ditës së sotme,rreth orës 11:00, në dhomat e paraburgimit në Pukë,është larguar  i arrestuari  Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në  Don Bosko Laprakë  Tiranë,  i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”.

Ai dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë  në Gomsiqe  të një shtetasi, ngjarje e ndodhur  në gusht të këtij viti.

Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ku  Gjykata ka vendosur  masën e sigurisë  “arrest në burg”, ndaj tij.

Për kapjen e tij menjëherë  janë   nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako,në lidhje me ngjarjen ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale  në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor  dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës  për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.

Po punohet intensivisht për kapjen e Ermirjon Nikjes.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version