Përveç agjentit të FBI-së Mark Newhause, agjentit të policisë federare gjermane Hubert Hoffman, dy agjentëve të Guarda Di Finanzas dhe nje eskperteje angleze kundër krimit të organizuar, operacionit “ forca e ligjit ”pritet ti bashkohen edhe dy agjentë francezë të specializuar në luftën ndaj grupeve kriminale dhe pastrimit të parave.

Premtimi është dhënë nga ministri i brendshëm francez Gerard Collomb i cili këtë të premte zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Dyshohet se në Francë , veprojnë disa grupe kriminale shqiptare. Pak javë më parë një i ri shqiptar u ekzekutua me armë ndërkohë që një shqiptar tjetër mbeti i plagosur në po të njëjtin atentat. Sipas mediave Franceze policia po heton konfliktet për trafikun e drogës për këtë rast.

Jo pa qëllim Collomb u shpreh se “se krimi nuk ka nacionalitet, por është transnacional, e në të implikohen shtetas të ndryshëm nga vende të ndryshme. Kjo sipas tij, imponon krijimin e një marrëdhënie të re mes vendeve, në këtë luftë ”.

Megjithse ka më shumë se 1 muaj që sipas autoriteteve ka nisur operacioni “Forca e ligjit”, deri më tani vetëm 2 grupe kriminale janë goditur, 1 në shkodër dhe një në Fier.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version