Sosnews zbardh historinë e një prej të arrestuarve si anëtar i një grupi kriminal në qyetin e Fierit që u godit gjatë operacionit “ forca e ligjit ”.

Kujtim Kuçi që u arrestua është i paralizuar. 45 vjeçari është ulur në karriken me rrota disa vite më parë kur u plagos me armë por kjo nuk e ka penguar  të jetë aktiv në botën kriminale.

Familja e tij e njohur si pjesë e komutitetit “ kosovarët e fierit ” konfliktohet që në vitet e para të demokracisë me familjen Çame me mbiemër Duçe të cilët i vrasin Kujtim Kuçit dy kunetërit dhe i plagosin nipin.

Kjo gjë detyroi familjen Kuçi të largohet nga Fieri.

Gjatë kësaj kohe familja  fuqizohet ekonomikisht pasi dyshohet se përfshihen në aktivitetin e trafikut të drogës dhe shrytëzimit të prostitucionit.

Ata fillojnë të hakmerren duke vrarë një nga anëtarët e familjes Duçe.

Vetë Kujtim Kuçi qëllohet me armë nga një prej anëtarëve të një familjeje tjetër me mbiemër Heqimi duke e lënë të paralizuar.

Ky i fundit dyshohet se është hakmarrë sërish pasi 3 anëtarë të familjes Heqimi janë ekzekutuar në vite.

Përfshirjen e tyre në vrasje , rrëmbime apo ngjarje të tjera kriminale e pohoi edhe vetë drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi.

Begraundi i tij kriminal tregon rrezikshmërinë e këtij personi i cili u arrestua së bashku me Bashkim Ahmeton dhe Dritan Tushën. sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version