Dy automjete u aksidentuan pasditen e kësaj të shtune në Durrës ndërsa nga përplasja një 34 vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në aksin dytësor Fllakë-Shijak ku makinat tip bmw me targa AA 969 DN u përplas nga një karrotrec. Sosnews sjell fotot e aksidentit.

Makinat e aksidentuara

Si pasojë e përplasjes humbi jetën shoferi i “BMW”, Redi Hoxha, 34 vjeç.Policia e cila mbërriti në vendngjarje dërgoi dhe drejtuesin e karrotrecit në spital ndërsa mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen fatale mes dy mjeteve ndërkohë që paraprakisht dyshohet lëvizja tej normave të shpejtësisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version