Hektor Xheçuka nga Burreli është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e pasdites së 14 janarit 2018 në kryeqytet të Emiljano Boçit 33 vjeç.
Policia e shtetit njoftoi zyrtarisht arrestimin e 30 vjeçarit Hektor alias Tori Xheçuka me banim në Kamëz. Ai dyshohet se është paguar nga rivalët e Emiljano Boçit pas një konflikti për trafikimin e një sasie lënde narkotike në vendet e Bashkimit Europian.
Xhecuka u arrestua në Shkurt të vitit 2015 pasi ishte i shpallur në kërkim nga gjykata për veprën penale të tentativës së vrasjes të një shtetasi. PAs pak kohësh në rrethana të paqarta Xheçuka u lirua për tu përfshirë në krimin e Janarit të këtij viti ku mbeti i plagosur edhe shoku i Emiljano Boçit shtetasi Melvi Disha.
-15 Janar 2018 -Dy janë pistat ku po hetohet vrasja e Emiljano Bocit
E para është ajo e hakmarrjes pas një konflikti banal në vitin 2010 ku mbeti i plagosur dhe vetë 32 vjecari. Boçi dhe një miku i tij u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën, një sherr banal i nisur në një nga lokalet e zonës së Selitës. Nga përplasja Treska u plagos rëndë ndërsa humbi shikimin në njërin sy. Boçi në atë kohë u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu. Por pista tjetër për policinë mund të jetë dhe shkaku i vërtetë i atentatit. Ekspertët mendojnë se për nga mënyra e ekzekutimit me silenciator e 32 vjecarit kemi të bëjmë me larje hesapesh për pazaret e drogës./sosnews.al

