Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç dhe Kastriot Musa, 41 vjeç, sipas Policisë së Shkodrës janë dy personat që organizonin dhe drejtonin një rrjet të prostitucionit në qytetin e Shkodrës.
Zyrtarisht policia bëri me dije se pas informacioneve të ardhura në rrugë operative dhe hetimit me metoda speciale këtyre dy shtetasve iu arrit t`iu provohej përfshirja në veprimtarinë kriminale të parashikuar sipas kodit penal të Prostitucionit, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.
Shokët dhe të njohurit e Frederikut dhe Kastriotit në komentet që iu bënin në rrjetet sociale i thërrisnin me pseudonimin “Bosat e Dollarit”.

Policia iu sekuestroi: ambjentin tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.Një armë zjarri pistoletë.Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro e dollarë./ sosnews.al

