Të gjithë punonjësit e Policisë do ti nënshtrohen verifikimit të pastërtisë së figurës , pasurisë dhe aftësive profesionale të njohura ndryshe si vettingu.
Ky proces tashmë është zyrtarizuar me firmën e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili menjeherë sapo ka rimarrë detyrën në qeverinë e re ka firmosur shkresën me numër 904 datë 15.09.2017.
Këtij procesi do ti nënshtrohen dhe punonjësit e Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Grupi i punës do të ketë si objektiv Kryerjen e një Analize sa më të plotë të situatës aktuale dhe evidentimin e problematikave që lidhen me qëllimin e këtij urdhëri dhe ta paraqes atë brenda muajit Tetor 2017.
Hartimin e një dokumenti për objektivat e procesit të vettingut në rradhët uniformave blu , bazuar mbi analizën e mësipërme, si dhe të vlerësojë mënyrën e organizimi dhe mekanizmat e veprimit të këtij procesi në institucionet e mësipërme dhe ta paraqesë atë brenda maujti Nëntor të këtij viti.
3.Grupi i punës përbëhet nga:
– Zëvendësministri i Brendshëm – Kryetar
-Këshilltar I Ministrit të Brendshëm – Anëtar
-Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit- Anëtar
-Përfaqsues nga Garda e Republikës – Anëtar
-Përfaqsues nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave – Anëtar
4. Në mbështetje të veprimtarisë aë grupit të punës dhe ekspertëve ndërkombëtarë,ngrihet dhe funksionon sekretiariati teknik,I perbere nga përfaqsues apo specialist të:
– Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme
-Drejtorisë së Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit
-Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
-Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Drejtorisë së Burimeve Njerzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
5. Përfaqësues të misioneve të asistencës së Bashkimit Europian (PAMECA V) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ICITAP) do të asistojnë në mënyrë active grupin e punës.Misione të tjera ndërkombëtare të asistencës në fushën e shtetit të së drejtës,si dhe ekspertë me përvojë të mirënjohur nderkombëtare në këtë drejtim mund të ftohen nga grupi i punës për konsultime dhe contribute konkrete.
6. Për realizimin e detyrave të tij,grupi I punës do të organizojë një process konsumimi gjithëpërfshirës me ekspertë të fushës,petagogë të së drejtës dhe ekspertë të shoqërisë civile.
Fatmir xhafa pak ditë pasi mori detyrën e Ministrit të Brendshëm në maujn Mars të këtij viti bëri ndryshime radikale në polici duke ndryshuar pothuajse të gjithë kupolën drejtuese të Policisë nga niveli qëndror deri tek drejtoritë vendore.


