Ky është Aleks Prifti, 41 vjeçari i cili ishte kthyer në makthin e karburanteve të vendit.

Nën kërcënimin e armës ai kishte arriti që në harkun kohor të vetëm 3 ditëve të grabiste 7 pika karburantesh në disa qytete të Shqipërisë ndërsa shënjestra e tij e fundit ishte një argjendari në Lushnje.

41 vjeçari nga Ura Vajgurore e Beratit jetonte lirshëm në Tiranë ndonëse ishte i shpallur në kërkim që prej qershorit për një gjobvenie në berat, rast për të cilin u vu në pranga vëllai i tij.

Prifti ka qenë në burg në Greqi ndërsa është hetuar në Belgjikë për krime të rënda përfshirë dhe vjedhje me armë me pasojë vdekjen e një personi.

Në një nga grabitjet që realizoi në Maminas , ai nuk nguroi të qëllonte ndaj rojes së karburantit i cili i shpëtoi mrekullisht plumbave./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version