Personi që shihni në foto është Danjan Ndoka, nipi i ish deputetit të partisë socialiste, Arben Ndoka i cili u arrestua nga forcat RENEA në Lezhë.
Ai cilësohej një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.
Një togë e RENEA-s ishte vënë në ndjekje të tij që prej ditës së dielë.
Me akuzat që rëndojnë mbi 20 vjeçarin, ai rrezikon një dënim deri në 20 vite burgim.
