Kreshnik Gjini prej disa vitesh jetonte në provincën e Saint-Denis në Belgjikë ku punonte një lokal si kamarier.
Gjatë mesnatës së të martës 31 vjeçari nga qyteti verior i rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona të maskuar.
Sipas raportimeve nga autoritet policore blege , i riu ishte nën shoqërinë e një tjetër personi në një lokal dhe sapo ka hipur në makinë për tu larguar është qëlluar në befasi.
Dëshmitari që nuk mori dëmtime nga të shtënat deklaroi se autorët u larguan në këmbë në pyllin ngjitur.
Sipas mediave belge ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një hasmërie me një palë tjetët shqiptarësh, konflikte të mbartur që në Mirditë.
Kush është Kreshnik Gjini!
Ka lindur në qytetin e rrëshenit në vitin 1986, ishte djali i Agim dhe Liza Gjinit, Kreshniku kishte dhe një vëlla tjetër 28 vjeç Besmirin.
Në gusht të vitit 2008 dy vëllezërit Gjini u përfshijnë në një konflikt në lagjen “Kolsh” të rrëshenit me shtetasin Elidon Gjoka.
Në atë kohë policia raportoi se dy vëllezërit fillimisht kanë qëlluar me mjete të forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini.
Dy vëllezërit në atë kohë u arrestuan nën akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

/SOSNEWS

