Sektori për Krimin ekonomik dhe financiar goditi në Tiranë nj ëgrup që merrej me prodhimin e dokumentave të falsifikuara si pasaporta dhe leje njoftimi. Në kuadër të operacionit policor “Permeso”, u arrestuan – Gëzim Tafaj, 48 vjeç, Kujtim Osmanaj, 51 vjeç ndërsa një tjetër person emrin e të cilit policia nuk e bëri me dije u shpall në kërkim.
Sosnews ka mundur të siguroj dhe identitetin dhe foton e personit në kërkim i cili sipas burimeve policore mësohet të jetë “koka” e grupit për falsifikimin e dokumentave.

Ai është Oltjan Serani 32 vjeç i cili në bashkëpunim me Gëzim Tafajn (shih foton) kishin arritr të ngrinin një rrejt falsfikimi dhe ti kryenin shërbime për qytetar të interesuar në shumat nga 500 deri 2000 euro për dokumenta italaine kryesisht ” Permeso di Sogiorno” . Këta persona sipas policisë arrinin të falsifikonin dhe dokumentat të tjera si kartë identiteti shqiptare, karta bankare etj.

