Daniel Manushi 23 vjeç  nga Tirana është autori i plagosjes së policit të komisariatit numër 1 Ermal Bregu

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali,  shtetasi Ermal Bregu  rreth 33 vjeç,  punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane,  por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi Ermal Bregu është derguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ard Veliu deklaroi  oak minuta më parë se plagosja nuk ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë.

23 vjeçari banor i zonës është shpallur në kërkim ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë dytësore tek parku i Autobusave./sosnews

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version