Bulqizë- Rreth orës 18.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :
Në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga shtetasi Fadil Ternova 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.
Nga të shtënat drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim.Drejtuesi i automjetit leviste i vetëm me automjet.ë vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.Nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.
26 Shtator 2015- Arrestohet Fadil Ternova, i dënuar për vrasje në tentativë
Një person i shumëkërkuar i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale është vënë në pranga nga policia e Dibrës.
Gjatë pasdites së sotme në kuadër të operacionit të koduar “Fortuna”, efektivët e policisë së Dibrës, në bashkëpunim me forcat RENEA, arrestuan 27- vjeçarin Fadil Ternova, lindur dhe banues në fshatin Vajkal, rrethi Bulqizë.
Ndaj të ndaluarit Gjykata e Apelit Tiranë, në 16 shtator ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër, e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Në momentin e kapjes të riut ju gjet në brez një pistoletë model 54, me fishekë në fole dhe dy krehëra të mbushur me 16 fishekë kalibër 7.62mm.
Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një automatik kallashnikov model 56, me dy krehëra me fishekë.
Burime zyrtare nga policia deklaruan se Fadil Ternova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale.
Ai akuzohet se më 9 dhjetor të vitit 2009, rreth orës 15.30, në vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin V.Sh., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vijim në 19 janar të vitit 2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, për kapjen e tij, u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrolli i ushtruar ju gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë, dhe një krehër me tetë copë fishek. Për këtë rast ai është dënuar dhe ka bërë 8 muaj burg.
Më tej më 24 nëntor të vitit 2012 është shpallur në kërkim nga ana e komsiariatit të Bulqizës për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Më 20 prill të vitit 2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B., pas një shkëmbimi zjarri Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shefqet Shehun dhe ka plagosur rëndë Vehad Shehun, si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë.
Lidhur me këtë ngjarje Fadil Ternova u arrestua dhe krahas tij edhe Luan Ternova dhe Vehap Shehu.
Për këtë ngjarje 27-vjeçari i arrestuar pasditen e sotme, ka bërë dy vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg.
Mësohet se i riu dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në territorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.
Gjatë operacionit të ditës së sotme është arrestuar në flagrance edhe Veli Nika 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vajkal rrethi Bulqizë. 29- vjeçari u arrestua i akuzuar për “Përkrahje e autorit të krimit” pasi ka ndihmuar Fadil Ternovën, duke e transportuar me automjet.
Gjithashtu edhe Veli Nika dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale në territorin e Bashkisë së Bulqizës dhe Dibrës si dhe është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Në ngarkim të Fadil Ternovës materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armeve e municioneve luftarake”
