Neritani 39 vjeç nuk e ka përballuar dot ndarjen nga e dashura dhe për këtë arsye ka vendosur ta mbaj peng në një banesë në kryeqytet.
Policia bën me dije se 27 vjeçarja M.T është mbajtur pa dëshirën e saj në një banesë tek “Kodra e Diellit” , ku ndaj saj 39 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike për rreth 3 orë.
Pas marrjes së njoftimit uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e Neritan Pipa 39 vjeç nga Shkodra i dënuar më parë në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.
